“5 vite pa Olldashin”, ironizon Patozi:Të qajnë tek varri … një ditë përpara, sikur të ishte festë

0
545

Astrit Patozi ka reaguar përmes një postimi ndaj disa mesazheve ngushëlluese për Sokol
Olldashin. Duket se në qendër të postimit është ironia për mesazhin e Lulzim Bashës.

Postimi i Astrit Patozit

JANË CA NJERËZ NË KËTË BOTË…

Janë ca njerëz në këtë botë, që nuk mjaftohen duke gënjyer të gjallët, por guxojnë e bëjnë këtë edhe me të vdekurit. Dhe mendoj se kjo është një arsye shumë e fortë për ta shtyrë sa më shumë vdekjen.

Nuk është pak t’u heqësh atyre mundësinë që të vijnë e të bëjnë sikur qajnë tek varri. Madje duke mos pritur që të mbushet edhe viti tamam, por një ditë përpara, sikur të ishte festë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here