Ish ministri i Bujqesise, Edmond Panariti, deputet i Levizjes Socialiste per Integrim, eshte i ftuar ne emisionin “Forum” ne Tv1-Channel. Ai u ndal tek turizmi i ketij viti ku vleresoi me notat me maksimale investimet e vete biznesit pavaresisht se mungoi mbeshtetja e qeverise. Shembull sipas tij eshte “Grand Europa Resort” ne Velipoje i cili qe ne vitin e pare ka njohur sukses:
“Turizmi ne veri ishte dhe eshte ne nivele te larta por qeveria nuk u krijon shume kushte te huajve. Ne Velipoje eshte ndertuar nje resort madheshtor, ku qe ne vitin e pare ka pritur qindra turiste. Pra, nje investim personal i deputetit Agron Çela te cilin gjej rastin ta pergezoj ! Ai i ka dhene nje tjeter imazh Velipojes, nje tjeter standart me te cilin ky plazh nuk ishte mesuar. Por pse mos t’i mbeshtesim te gjithe biznesmenet me te tilla nisma ne menyre qe te zhvillohet me shume Shqiperia ? Ne kete pike, qeveria dhe ministrite kane bere shume pak” tha Panariti