Tuesday, April 23, 2024
Home Politikë Borchardt: Reforma zgjedhore nuk është ndaluar, përdorimi i teknologjisë do kohë

Borchardt: Reforma zgjedhore nuk është ndaluar, përdorimi i teknologjisë do kohë

0
455

Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt ka deklaruar se puna për reformën zgjedhur nuk ka ndaluar, pavarësisht se KQZ ka nisur punën për zgjedhjet lokale 2019.

Për gazetarët, ai u shpreh se ka disa probleme që duan kohë për zgjidhje, duke marrë shembullin e teknologjisë në procesin e votimit.

Bernd Borchardt: Fillimi i punës nga KQZ nuk do të thotë se puna e komisionit për reformën ka ndaluar, sepse cdo gjë mud të rregullohet ende. Jam i lumtur kur dëgjova nga kryetari i PD që PD është e gatshme të vazhdojë punën në Komisionin e Posacëm për Reformën. 

Duhet pasur parasysh se pavarësisht këtyre puna po vazhdon. Ka disa gjëra që mund të zgjidhen në moment të fundit, por ka disa gjëra të tjera që kërkojnë më shumë kohë. Sic do ishte përdorimi i teknologjisë të reja të votimit që kërkon kohë më të shtuar, apo disa rekomandime të tjera të OSBE/ODIHR, qoftë edhe për depolitizimin e komisioneve dhe këto duhen marrë parasysh.

Keni pasur edhe zgjedhje të mëparshme kur KQZ ka pasur 4 anëtar, ndërsa tani keni 5.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here