Shkodër, kundershton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet 34 vjeçari

0
1369

Kundershton me dhunë punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ervis Paçrami, 34 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur Parrucë, lagje Qemal Stafa, Shkodër, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit.

Shoqërimi i shtetasit të lartëpërmendur është konform ligjit pasi ka goditur dhe kundërshtuar punonjësin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here