Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Unaza e Re, Vasili: Megagrabitje që bëhet para syve të qytetarëve

Unaza e Re, Vasili: Megagrabitje që bëhet para syve të qytetarëve

0
480

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka quajtur një megagrabitje projektin e Unazës së Re të vendosur nga qeveria.

Duke përsëritur deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që u premtonte asnjë shembje banorëve të Unazës së Re vite më parë, Vasili tha se e ka bërë këtë për të marrë disa vota më shumë.

Po ashtu kreu i grupit të LSI, tha se akse të tjera rrugore janë më të gjata dhe janë bërë më me pak para, ndërsa për Unazën e Re do të shpenzohen 19 mln euro.

“Kryeministri i Shqipërisë duhet të turpërohet dhe para çdo deklarate tjetër duhet t’i kërkojë falje 1000 herë qytetarëve pasi i mashtroi për t’i marrë votën. Sot sipas tij ata s’kanë asnjë të drejtë por u dashkan të dalin në mes të 4 rrugëve.

Tani që ta kuptojnë qytetarët sa e madhe është grabitja, po ju tregoj: Ju e njihni aksin Fier-Vlorës, 22 km rrugë me investim 2 mln euro. U bë me garë të hapur.

Ndërkohë rruga në Unazën e Re bën 19 mln euro. 7-8 herë më shumë. Kemi plot akse tjera, aksi Levan-Tepelenë,” tha Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here