Vasili: Salvini shemb shtëpitë e mafiozëve, Rama të qytetarëve

0
611

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka krahasuar sjelljen e qeverisë italiane me atë të qeverisë shqiptare. Këto ditë qeveria italiane ka vendosur shembjen e disa vilave të mafiozeve të arrestuar të cilat janë ndërtua me paratë e krimit.

“Salvini shemb shtëpitë e mafiozeve, Rama të qytetarëve. Në Romë, ka nisur shembja e 8 vilave luksoze që i përkisnin disa eksponentëve të klanit mafioz shume te njohur dhe te rrezikshem “Casamonica”. Ndërsa në Tiranë qeveria. “Casamonica ” e Edi Rames perkundrazi prish shtepite e qytetareve,se mafiozeve ju rruan bishtin”,- shprehet Petrit Vasili në një postim në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here