“Do vritesh me snajper”,prokuroria nis verifikimet, flet deputeti

0
820

Deputeti demokrat Ervis Salianji ka marrë një letër kërcënuese në adresë të tij pak ditë më parë, në kulmin e shpërthimit të çështjes “Dako” dhe daljen e përgjimeve të prokurorisë për të pas operacionit “Vol-vo4”.

“Do vritesh me snajper”, shkruhej ndër të tjera në letrën e mbërritur në adresë të Salianjit më 31 tetor 2018 nga burgu i Fushë-Krujës ku madje jepeshin dhe emrat e autorëve të supozuar.

Letra ka mbërritur në adresën e Salianjit në selinë e PD nga një i burgosur i quajtur Agim, i dënuar me 24 vite burg për vrasje, i cili i shkruante deputetit demokrat se do vritej me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli, 38 vjeç, me origjinë nga Parruca e Shkodrës, i cili ka qenë i dënuar, por është liruar nga qelia në 21 janar të vitit 2016.

“Zoti Ervin juve do qëlloheni me snajper nga 38-vjeçari Dorian Duli ish punonjës policie me origjinë nga Parruca Shkodër i liruar nga burgu më 21/01/2016 ky person në bashkëpunim edhe me anëtarë të bandës së Lulzim Berisha…me porosi edhe të Vangjush Dako…”, shkruhet mes të tjerash në letër.

Më pas Salianji ka bërë denoncim në Prokurorinë e Përgjithshme dhe për dijeni dhe Shërbimit Informativ Shtetëror.

Prokuroria e Përgjithshme e ka kaluar çështjen tek Krimet e Rënda dhe po bëhen verifikimet për rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here