Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj e ka komentuar si jo të shëndetshme, vendimin e qeverisë së Kosovës, për rritjen e taksave ndaj mallrave serbe në 100%.
Ministri Ahmetaj u shpreh se një vendim i tillë i shkon si kosto qytetarëve. Ahmetaj tha ndër të tjera se Kosova duhet ta mendojë mirë një hap të tillë.
Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha më herët se masa ndaj importit të mallrave, nuk duhet të hiqet derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” tha Haradinaj gjatë seancës në Kuvend.