Sunday, December 16, 2018

Kukës, biznesi mirëpret vendosjen e taksës 100% për produktet serbe

92
0

Ndryshe nga qeveria shqiptare, biznesi mirëpret vendimin e kosovës për vendosjen e taksës 100 % ndaj produkteve serbe!

Nga Kukësi, Kryetar i Shoqatës “Biznesi për Biznesin” shprehet se ky moment mund të përdoret për rritjen e mardhënieve tregtare me Shqipërinë që sipas tyre tashmë janë në minimum.

Sokol Kolgjini, Kryetar i Shoqatës “Biznesi për Biznesin”: Ne ikurajojmë kryeministrin Haradinaj dhe Kosovën në tërësi, pasi kjo madje krijon klime pozitive për nxitjen e prodhimit vendor si dhe shtimin e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Për të arritur këtë synim, biznesi kuksian i bën thirrje dy qeverive që të eliminojnë barrierat tregtare midis vendeve.

Sokol Kolgjini, Kryetar i Shoqatës “Biznesi për Biznesin”: Kjo arrihet nëpërmjet vleshmërisë së fatures tatimore midis Shqipërisë dhe Kosovës,për të cilën kemi adresuar me herët një kërkese dy qeverive,

Kërkesa drejtuar dy qeverive vjen vetëm dy ditë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptar që do të mbahet në Pejë të Kosovës.

LEAVE A REPLY