Friday, April 19, 2024
Home Kronika Selanik, goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, 9 në pranga, 5...

Selanik, goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, 9 në pranga, 5 janë shqiptarë

0
642

Policia në Selanik ka rrestuar pesë shqiptarë dhe katër grekë pasi akuzohen për trafikimin e sasive të mëdha të drogërave.

Të arrestuarit janë të moshës 28-64 vjeç, nga të cilat shtatë janë meshkuj dhe dy janë gra. Sipas policisë, shqiptarët dhe grekët janë anëtarë të një organizate kriminale, lideri i së cilës ndodhet në burg.

Mediat greke raportojnë se organizat trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis të përpunuar.

Gjatë operacionit policor, njëri nga të arrestuarit hodhi nga dritarja e shtëpisë së tij një pako me 212 gram kanabis, e cila më pas u konfiskua.

Po vijojnë hetimet për zbulimin e implikimit të personave të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here