Biznesi i ka bërë apel qeverisë dhe institucioneve të linjës që të ulin çmimin e energjisë dhe të ujit. Në diskutimin e paketës fiskale në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë Luan Bregasi deklaroi se Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon ndërsa mbështeti idenë për rritjen e fashës së pagave pa tatim deri në 40 mijë lekë.

Luan Bregasi: Ne mendojmë se ka ardhur koha që për biznesin të ketë një diferencë të çmimit të energjisë elektrike. Jemi vendi i vetëm në rajon dhe në BE që biznesi e ka çmimin e energjisë dyfishin e popullatës. E njëjta gjë ndodh edhe me ujin.

Biznesi italian në Shqipëri ngriti si shqetësim miratimin e disa ligjeve, të cilat i vlerësoi si taksa të fshehta midis të cilëve ligji për sigurinë dhe mbrojetjen sociale.

“Ne e konsiderojmë taksë se detyron bizneset me xhiro mbi 10 mln të vendosë kamera dhe të marrë siguri private, ligji për mbrojtjen sociale. Policia mund të marrë gjithcka që duhet për emergjencat publike. Nuk mund të na detyrojnë të marrim automjetet tona”

Ndërkohë ndërtuesit edhe njëher kanë kërkuar rishikim të taksës së infrastrukturës,të strehimit dhe mbi të gjitha kanë kërkuar transparencë për prokurimet publike.

“Rikonstruksionin e shkollës “Dritëro Agolli” në Devoll me 71 mln, tenderohet në dhjetor. Ska të bëjë fare me ne. Kërkon 11 inxhinera për të bërë një rikonstruksion shkolle. Mes tyre kërkohet edhe një inxhiner pyjesh”.

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi që divideni të bëhet 0 për të pasur më shumë impakt në shtimin e investimeve. Ndërkohë që Dhoma Gjermanë e Tregtisë sygjeroi përshpejtim të proceduurave për rimbursimin e TVSH-së.

LEAVE A REPLY