Wednesday, April 24, 2024
Home Aktualitet Rama standard të dyfishtë me banorët e Unazës së Madhe

Rama standard të dyfishtë me banorët e Unazës së Madhe

0
642

Arrestimi i banorëve të “Astirit” që tashmë prej një muaj po bllokojnë trafikun në Unazë dhe prangosja e pjesëmarrësve në tubimin e javës së kaluar përpara Parlamentit kulmoi të dielën me njoftimin e policisë për ndjekje penale ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Policia e Tiranës njoftoi se ka dërguar në prokurori për ndjekje penale, kreun demokrat dhe 14 deputetë të tjerë të PD dhe LSI me akuzën për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme, prishjen e qetësisë publike dhe rendit publik, si dhe pengimin e qarkullimit të automjeteve në protestën e 23 nëntorit që konsiderohet e paligjshme nga ana e policisë.

Sipas kodit penal, dy akuzat e para janë kundravajtje penale për të cilat legjislacioni dhe praktika gjyqësore nuk rekomandon arrestimin pasi ndjekja penale mund të zhvillohet edhe në gjendje të lirë.

Akuza e tretë për bllokimin e qarkullimit, përbën vepër penale por ka një marzh dënimi të ulët, me 3 vjet burg duke e bërë edhe në këtë rast, arrestimin e shtetasve të panevojshëm.

Tejkalimi ligjor i këtyre normave duket se bëhet nga strukturat e policisë në situata të tensionuara politike “për të treguar forcën” ose më keq akoma “për të nxjerrë mllefin”. Dhe në këtë rast vihet re standardi i dyfishte i Edi Ramës, në gjykimin e një proteste si opozitar e mandej si kryeminister.

Praktika që po ndjek sot Policia e Shtetit dhe ministria e Brendshme është kritikuar nga Rama vite më parë, kur në 2009 socialistët dhe kryeministri aktual, bllokonin qarkullimin në bulevard gjatë grevës së urisë, dhe nisjen e procedimit penal nga policia e cilësonin si akt politik e të paligjshëm.

Në një analizë që i bën vite më vonë, ngjarjeve të 21 janarit, Rama, e sheh fajin tek policia dhe garda e jo tek protestuesit të cilët i udhëhoqi në 2011 në protesten e dhunshme para kryeministrisë.

Rama, prill 2018: Protestuesit atë ditë nuk kanë ardhur për të bërë asnjë lloj dhunë dhe nuk kanë ushtruar dhunë, përkundrazi janë sulmuar nga policia.

Asokohe Rama kërkoi ndjekje penale dhe ndëshkim për gardistët e policët që vranë e dhunuan më 21 janar. Ndersa tani kur veç efektivëve të lënduar në protestën para parlamentit, të plagosur mbetën edhe dy qytetarë, nuk është njoftuar ndonjë hetim ndaj uniformave blu.

Banorët e unazës po protestojnë për shtepite e tyre, ndërkohë që PS, në vitin 2008, protestonte edhe për vetëvrasjet apo rritjen e kriminalitetit në vend.

Megjithatë në një intervistë për BBC në vitin 2010, Rama asokohe në opozitë se protesta ishte formë paqësore e reyistencës.

Rama: Skenari i vetëm është rezistenca dhe mjeti i vetëm që na ka mbetur është protesta.

Nje qendrim diametralisht te kundert Rama mbajti edhe me banorët e Kukësit që protestuan kundër taksës prej 5 eurosh në rrugën e Kombit, qe i cilesoivandalë.

E në një situatë të tillë qytetaret janë në dilemë cilin Ramë të besojnë???

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here