Në takimin e nivelit të lartë në Parlamentin Europian në Bruksel, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi se ideja e përfaqësueve të qeverisë se: ”Më mirë një kohë pa gjykata se me gjyqtar të korruptuar është e pavend, sepse si opozitë mund të themi më mirë pa qeveri sesa me qeveri të korruptuar”.
Pjesë nga deklarata
Europa eshte ndertuar mbi respektimin e Kushtetutes, parimit Check and Balance. Dhe egzistenca dhe funksionimi I gjyqesorit eshte thelbesor per qevrisjen e drejte dhe te drejtat e qytetareve. Me shume se nje vit jemi pa gjykate kushtetuese dhe gjithe pushtetin e ka kryeministri. Po ashtu gjykata e larte ka mbi 28mije ceshtje te pashqyrtuara te cilat rendojne te drejtat e qytetareve per vite me radhe dhe shtojne abuzimet dhe korrupsionin e qeverise. Mbas miratimit te reformes ne drejtesi eshte shkelur kushtetuta dhe ligjet qe jane miratuar. Nje gjyqesor i kontrolluar politikisht eshte me i rrezikshem se nje gjyqesor i korruptuar.
Së dyti:
Shqipëria ka probleme të mëdha me zgjedhjet. S’kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. OSBE/ODHIR në raportin për zgjedhjet ka theksuar blerjen masive të zgjedhjeve. Hetimet e grupeve kriminale kanë provuar përgjigjime të grupeve kriminale me përfaqësues të qeverisë për blerje masive të votave. Kemi nevojë për mbështetjen e BE për ti dhënë fund vjedhjes së votave dhe vendosjen para drejtësisë të politikanëve që çënojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Së treti:
Prona private e ligjëshme në Shqipëri nuk respektohet, nuk respektohen vendimet e Gjykatës së Strazburgut. Tensioni i krijuar nga qeveria nën preteksin e investimeve duke shkelur të drejtat e pronës, biznesit dhe jetës së qytetarëve, si është rasti i ”Unazës së Tiranës”, është i papranueshëm.