Pastrimi i shtëpisë me themel nënkupton pastrimin e çdo sendi dhe vendi në shtëpi por ja disa vende që ndoshta ju i keni harruar…

Lavamani

Image

Cudituni sa të doni, lavamani është shumë më i pistë se vetë tualeti (WC). Ushqimet që mbeten aty pas përgatitjes së drekës apo larjes së enëve, janë burime të jashtëzakonshme për E. Coli dhe Salmonelën të cilat shkaktojnë infeksione bakteriale dhe diarre.

– Rekomandohet: Duhet larë minimumi një herë në ditë me dezinfektant dhe me ujë.

Furça e dhëmbëve

Image

Prapë të habitur? Është vërtetë e ndotur. E nëse nuk mjaftojnë bakteriet që ajo merr nga goja, atëherë po të shtojmë bakteriet që merr gjatë qëndrimit në tualet, bindeni që janë mjaftueshëm për t’a bërë rezervat mikroorganizmash.

– Rekomandohet: Lëreni aty ku mund të thahet dhe jo shumë afër WC-së.

Mbajtëset e kripës dhe të piperit

Image

Mbajnë 41% të baktereve që shkaktojnë gjendjet virale që ne i quajmë “ftohje”.

-Rekomandohet: Sa herë pastrohet tryeza e ngrënies, duhen pastruar edhe ato me një pecetë të lagur, të pastër.

Telekomanda

Image

Preket vazhdimisht, me duar të lara e të palara, me duar ku kemi tështire apo jemi kollitur, apo dhe ndërsa bëjmë diçka tjetër. Preket nga kushdo.

– Rekomandohet: Pastrojeni herë pas here me alkool. Por mos harroni edhe që duart duhen larë vazhdimisht.

Tastiera e kompjuterit

Image

Është një rrezik i vazhdueshëm, mbi të hamë, tështijmë dhe e prekim me duar të palara. Lani duart para dhe pas uljes para në kompjuteri.

– Rekomandohet: Pastrojeni duke e thithur me tubin e fshesës me korent dhe me alkool.

– Mos harroni: Ka pesë herë më shumë bakterie sesa ndenjësja e tualetit.

Vaska

Image

Vendi ku rriten mikroorganizma të rrezikshëm. Ndotja vjen nga tubat e saj.

– Rekomandohet: Pasi ta lani e pastroni mirë, thajeni me një peshqir.

LEAVE A REPLY