Gjatë muajit të fundit, shqiptarët kanë tërhequr më shumë para nga depozitat.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me një muaj më parë  depozitat kanë rënë me 2 mld lekë. Ndërkohë që kryeqyteti mban peshën kryesore të parave në banka i ndjekur nga Durrësi dhe Vlora. Por vetëm 1% e qytetarëve kanë depozita mbi 50 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër i kanë deri në 2.5 mln lekë.

Prej një viti depozitat në bankat shqiptare kanë mbetur në stanjacion për të mos folur për një rënie të lehtë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tetorit depozitat vlerësohet të jenë 983.2 mld nga 995 mld të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë e argumenton tërheqjen e depozitave me normat e ulta të interesit.

Tirana zë më shumë se gjysmën e totalit të depozitave në vend.

Ky fakt lidhet me numrin më të madh të popullësisë, por edhe me kulturën dhe njohjen më të lartë që kanë për sistemin bankar.

Në total, banorët e kryeqytetit kanë 492.4 mld lekë depozita.

Durrësi dhe Vlora renditen pas Tiranës, teksa qytetet e tjera kanë një nivel të përafërt sipas studimit të Bankës së Shqipërisë.

Por si është e ndarë paraja e depozituar në banka?

Sipas Agjencisë së Depozitave, në total individët shqiptarë rezultojnë se  kanë 2.4 milionë llogari bankare.

94 për qind e tyre kanë në llogari nga 100 deri në 2.5 milionë lekë.

Ndërsa vetëm 1% e popullësisë kanë kursime bankare më shumë se 50 mijë euro.

LEAVE A REPLY