Sot me Deputetin Panariti, zhvilluam takime ne qarkun Korçë.
Eshtë me rëndësi fuqizimi i rolit të LSI në çdo organizatë. LSI është forcë me energji pozitive. Një LSI më e fortë është më shumë siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri për vendin, është më shumë siguri për një Shqipëri larg krimit të organizuar. Duhet të fokusojmë të gjitha energjitë tona në fuqizimin e organizatave të LSI në shërbim të komunitetit brenda çdo mundësie që ka çdo anëtar i LSI.
Shqipëria po varfërohet çdo ditë e më shumë, të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të papunësisë dhe për shkak të një kryeministri i cili nuk ka implementuar asnjë politikë konkrete në shërbim të vendit. Nuk flet ky kryeministër për vende të reja pune, për mundësi punësimi në vend sepse politika e tij është tragjike për vendin. Vendi ka nevojë për vende të reja pune, për rritjen e besimit tek investitorët vendas dhe të huaj, por Edi Rama nuk ka këtë qëllim, qëllimi i tij është varfërimi i shqiptarëve, largimi i të rinjve dhe forcimi i krimit të organizuar.
Nuk ka më kohë, misioni ynë nuk është më partiak por është kombëtar, për të shpëtuar vendin nga ky kryeministër antikombëtar.

LEAVE A REPLY