Rreziku i fishekzjarreve, policia apel qytetarëve: Shmangni përdorimin e tyre

0
560

Numri dy i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, në një dalje për mediat u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin përdorimin e fishekzjarreve. Zyrtari i lartë i policisë së Tiranës thotë se nga kontrollet ka rezultuar se asnjë nga këto mjete nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret për tu tregtuar apo përdorur.

Në Shqipëri pothuasje të gjitha fishekzjarret që tregtohen, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe të gjithë të rrezikshme.

Nuk dihet prej sa kohësh shqiptarët përdorin këto lloj mjete piroteknike, por ajo që ka bërë me dije policia e kryeqytetit është që ky lloj standardi nuk do të lejohet të tregtohet më.

Dhimitraq Ziu: Nga kontrollet që kemi ushtruar asnjë objekt nuk i plotëson kriteret sipas rregullores. Do ti bllokojmë të gjitha lëndët piroteknike marrë shkas nga incidentet dhe eksperimentet që ne pamë.

Në lidhje me fishekzjarret e përdorura në protestën e të enjtes së kaluar ku mbeti e gjymtuar një punonjëse, policia nuk ka ende një analizë nëse kanë qenë artizanale apo të blera në treg.Por shumë shpejt pritet një konkluzion.

Dhimitraq Ziu: Jemi në fazën e  vlerësimit nga organi i prokurorisë pasi kemi referuar materialin në prokurori për vlerësim dhe kampionët e këtyre produkteve i kemi çuar pranë laboratorit nëse ato janë artizanale apo të fabrikuara.

Disa ditë më parë, Ministria e Brendshme publikoi rezultatet e një eksperimentimi me këto lëndë pirotenike, ku rezultoi se ishin në gjendje të dëmtonin jo vetëm indet, por edhe pjesë metalike.

Operacioni i policisë për kontrollet në dyqane për këto lloj lëndësh nisi pas protestës së banorëve të Unazës së Re dhe që nga ajo ditë policia ka ushtruar kontrolle dhe ka bërë edne ndalime të personave që i tregonin ato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here