Dy raste më pak të prekur se viti i shkuar me HIV/AIDS janë regjistruar në Shqipëri. Ky është bilanci për këtë vit, i cili bëhet me dije nga ISHP. Specialistët apelojnë për mjekim më të hershëm të virusit, pasi rreth 60 % e rasteve shfaqen në stade të avancuara.

Sipas shifrave zyrtare, mësohet se në Shqipëri numri zyrtar i personave të infektuar me virusin HIV gjatë këtij viti është 92. Instituti i shëndetit publik raporton për 2 raste më pak se vitin e shkuar, në të cilin numri i të infektuarve ishte 94. Deri më tani, që prej vitit 1993 janë rreth 1195 raste në total, nga të cilat  71% e të prekurve  janë meshkuj dhe 29 % femra.

“Sa i takon grupmoshës i takon asaj seksualisht aktive midis 24-44 vjeç, ku është 50% e rasteve të infektuar me HIV/AIDS”m sqaron Roland Bani, për Ora News.

Specialistët e ISHP tregojnë se cilat janë shkaqet e infektimit me HIV.

“Në Shqipëri 95% e rasteve të diagonstikuara janë infektuar nëpërmjet marrëdhënieve të pambrojtura”, shton Roland Bani.

Por, virusi HIV AIDS  transmetohet edhe nga nëna te fëmija

“Sa i takon numrit total të rasteve të transmetimit nga nëna tek fëmija kemi pasur 35 raste, vetëm në 2018 kemi pasur 2 raste. Shumë e rëndësishme për gratë shtatzëna të testohen”, shprehet më tej Roland Bani.

Ai informon më tej se 60 % e rasteve janë paraqitur në stade të mëvonshme, duke e bërë edhe më të vështirë mjekimin nga virusi HIV. Sakaq, të dhënat e shoqata e HIV AIDS bëjnë me dije se numri total i vdekjeve nga ky virus është 232 persona.

LEAVE A REPLY