Azili “shuan” fshatin shqiptar

0
1016

Torovica në Lezhë po zbrazet dita-ditës nga banorët e saj. Mungesa e kushteve për një jetesë së paku me standarde mesatare, ka bërë që banorët të mos e mendojnë më dy herë largimin në shtete të tjera të Europës. Të shumtët kanë kërkuar azil e të tjerë ndihmën e të afërmve që janë stabilizuar vite më parë atje.

Zona e Torovicës mbahet mend si një nga qytezat e zhvilluara dhe me prodhimet bujqësore që mbaheshin qytete e fshatra të tëra të Veriut. Sot, aty shumë shtëpi janë të kyçura dhe 4 mijë banorët e mbetur duan të ikin një ditë e më parë. Gurë që bien nga mali drejt fushës e që rrezikojnë jetë njerëzish. Një rrugë e pakalueshme dhe bujqësia që nuk mbështetet. Vetëm pak shpresë dhe shumë mjerim. Kjo është gjithçka që mund të gjesh në Torovicë të Lezhës, sot i kthyer në një fshat që po tkurret dita-ditës. Shumë shtëpi janë nxjerrë në shitje, ndonëse pak shpresa ka për blerës. ”Shtëpia është vënë në shitje vetëm për një motiv, ky vend nuk ngjall shpresë”, thotë Pashk Përgjoni, banor i Torovicës.

Për banorët, këtu çdo gjë është e vështirë. Infrastruktura rrugore nuk u bë kurrë. Ashtu siç janë edhe problemet në furnizimin me energji elektrike, ujin e pijshëm dhe çdo shërbim.  Azili është zgjedhja e parë e tyre. Çdo mëngjes ata rinumërojnë veten, për të kuptuar se kush iku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here