Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Rama sfidon portalet: Gjobë kush shpif, do ndëshkohen edhe kopjacët

Rama sfidon portalet: Gjobë kush shpif, do ndëshkohen edhe kopjacët

0
635

Kryeministri Edi Rama sfidoi të gjitha portalet duke deklaruar se do të gjobiten të gjitha ato që do të publikojnë lajme të rreme.

Shefi i ekzekutivit po ashtu tha se ligji për antishpifjen parashikon edhe ndëshkim për ata që kopjojnë lajmet.

Rama: Ne do të rrisim gjobën për lajmet e rreme dhe për shpifjen sic unë e quaj me një fjalë të vetme dhe besoj që është mëse e mjaftueshme për të krijuar një situatë më të shëndetshme. 

Ashtu sikundër është e domosdoshme të garantojmë të drejtën e autorit. Të garantojmë që të gjitha mediat që prodhojnë të jenë të mbrojtura nga ligji dhe të mos e shohin veten të konkurruara në mënyrë të pandershme në sekondën e parë që nxjerrin një prodhim të tyre në rrjetet online, pasi ai prodhim merret dhe shumëfishohet në pafundësi. Tek shumëfishimi në pafundësi do të ndërhyjmë për të ndëshkuar përhapsin e shpifjes. Që do të thotë se nëse një media është përgjegjëse për një lajm të rremë, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e origjinës. 

Po ashtu Rama tha se do të krijohet një bazë të dhënash, ku do të regjistrohen të gjitha portalet.

RamaDo të krijojmë një bazë të re të dhënash kombëtare, ku do të regjistrohen të gjitha portalet që operojnë në Shqipëri duke shmangur maksimalisht historitë e fantazmave që deri më sot operojnë pa asnjë kontroll në territorin e Shqipërisë.

Deklaratat e Ramës u bënë gjatë një darkë pune me pjesëmarrësit e konferencës së agjencive të lajmeve europiane dhe ballkanike me temë :“News Agencies vs Fake News”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here