Tuesday, August 20, 2019

Basha tek Unaza e Re: Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet

158
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës ishin dhe pasditen e sotme në mbështetje të banorëve të Astirit, të cilët bllokuan rrugën tek Unaza e për të 32 ditë më radhë.

I frymëzuar nga rezistenca e banorëve kundër prishjes së banesave, por edhe protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave dhe pagesës për lëndët e mbartura, Basha pati një mesazh: Të gjithë bashkë kundër të keqes.

“Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet” u shpreh ai.

Basha: Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë bërë gjithçka për ti përçarë, për ti demoralizuar, për ti shantazhuar, për ti blerë, për ti joshur, por mbi të gjitha për ti përçarë. Por në fakt ata nuk janë përçarë sepse e dinë fare mirë që kjo betejë nuk mund të luftohet secili për veten e vet, por të gjithë së bashku për fatin tonë të përbashkët. 

Dhe sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur dhe studentët, të cilët janë ngritur kundër zhvatjes së xhepave të tyre dhe prindërve të tyre me gjobat dhe tarifat abuzive për provimet dhe me kërkesat e drejta në raport me tarifat universitare dhe kushtet në Universitetet në terësi. 

Kam një mesazh sot për protestuesit e Unazës, jo vetëm banorët, por të gjithë ata që na janë bashkuar sonte dhe që nesër do të jenë dhe më shumë se sot, për studentët dhe të gjithë të tjerët, që kështu së bashku beteja do të fitohet. Mos u dorëzoni ju o të rinj, mos u dorëzoni o studentë! 

Pse nuk fillon procedimi penal për Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin? Nëse do të kishim shtet ligjor, ata sot do të duhet të ishin në hetim. Pse jo, ndonjëri duhet të kishte dhe pranga në duar?

Kryedemokrati nuk dha një përgjigje direkte nëse do të vihet në krye të një protestë mbarëkombëtare, por tha se opozita do të jetë në krah dhe në ballë të çdo proteste të qytetare.

LEAVE A REPLY