Festat e fundvitit janë në prag dhe fatmirësisht Krishtlindjet e Viti i Ri rastisin me kulmin e dimrit apo të verës, në varësi të zonës gjeografike. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’i kaluar në mënyrë të paharrueshme ditët e pushimeve për ata që kanë preferencë borën dhe të ftohtin, apo ata që parapëlqejnë plazhet dhe të nxehtin. Cili është ishulli më i mirë i Karaibeve për dhjetorin? Ku janë vendet më të mira për të kaluar natën e ndërrimit të viteve? Ku mund të bësh ski për Krishtlindje? Ku mund të festosh duke shmangur turmat e mëdha? Gjithçka sipas preferencave, ja dhjetë destinacionet më të mira për të kaluar festat e këtij fundviti:

Image

1. Berlin

Nuk është asnjëherë koha e papërshtatshme për të vizituar Berlinin. E duam Berlinin në verë, me sorollatjet nëpër ato vendet e çuditshme plot fantazi, por çfarë vendi që është për festa në dimër! Një çmenduri e vërtetë në klube e bare, Berlini është një nga vendet më të mira në botë për të kaluar natën e Vitit të Ri me festimet dhe aktivitetet përgjatë gjithë Party Mile.

Image

2. Goa, Indi

Goa është e mrekullueshme në dhjetor. Çdo pemë është e zbukuruar me dekorimet e Krishtlindjeve, çdo lokal plazhi është plot me festues gjithë qejf që kërcejnë pa pushim si të çmendur, natë e ditë. Koha është thjesht e përkryer dhe festat arrijnë kulmin. Krishtlindjet janë rast për festimet të mëdha në gjithë Indinë, por askund më tepër se në Goa, e zbukuruar dhe e ndezur nga fishekzjarret, pemë Krishtlindjesh e kapele të Babgjyshit. Pastaj gjithçka kalon tek festimet e Vitit të Ri, me party të çmendura në plazhe e bare (Goa është shteti më liberal i Indisë). Shmangni qëndrimin e tepruar në Anjuna, nëse nuk jeni festues të harbuar, vallëzoni deri sa të dalë dielli e pastaj shkoni në ndonjë pikë më të qetë (Arambol, Mandrem, Palolem, të gjitha si në ëndërr) për një lloj të ndryshëm agimi.

Image

3. St Barth’s, Karaibe

Të gjithë e preferojnë St Barth’s në dhjetor. Pjesërisht sepse ishulli është një parajasë plot diell, me plazhet më të bukur të botës, restorante, hotele e vila, dhe pjesërisht ngaqë të gjithë shkojnë atje. Super të pasurit, super të famshmit, bukuroshet e fatlumët.

Image

4 dhe 5. Kamboxhia e Laos

Azia Juglindore është e mrekullueshme në dhjetor, klima është ajo e duhura, çka do të thotë që gjithkush ka dëshirë të bëjë një udhëtim atje. Por pse të shkosh kur është me lagështirë dhe tmerrësisht nxehtë? Më mirë në dhjetor, në sezonin e festave kur vendet për të ngrënë e pirë gumëzhijnë, kur qytet e bukura koloniale të Laosit vezullojnë dhe Siem Reap (qytet turistik në Kamboxhia) është në kulmin e gjallërisë. Kamboxhia dhe Laosi janë vende të mëdha dhe kryesisht të zbrazëta, kur është përherë e mundur të gjesh një vend për vete, edhe në Angkor Wat, kompleks tempujsh në Kamboxhia  (shkoni për lindjen e diellit, kudo që të mundeni). Po, ndoshta kërkon pak më tepër planifikim dhe prenotime më të hershme, por nëse dëshironi të jenë spontanë ka gjithmonë një dhomë në një shtëpi të bukur prej druri, ku zogjtë këndojnë në bananet e rritura pranë verandës.

Image

6. Praga

Sigurisht që asnjë vend nuk është më i bukur nën dëborë se sa Praga. Ato rrugë të vjetra të ruajtur në mënyrë perfekte, si në përrallë (me një kështjellë të vërtetë!); ato tregje Krishtlindjesh me aromë kanelle ku vera e ngrohtë me fruta na bën të blejmë dhurata të çuditshme dhe dekorime Krishtlindjesh me tepricë. E bukur, por në Pragë bën edhe shumë ftohtë në dhjetor, çka i bën edhe më përrallorë restorantet e shumtë cilësorë me kuzhinën e pasur.

Image

7. Uruguaj

Shumica e plazheve të bardha të Uruguajit janë praktikisht bosh në kulmin e sezonit. Kulmi i tij zgjat vetëm pak javë, në dhjetor, dhe nëse ju pëlqejnë vendet me gjallëri (të stilit Ibiza, Mikonos, Trancoso), do të doni të shkoni atje. Mund të gjeni një plazh të bukur në José Ignacio, La Barra dhe Punta del Este. Dhjetori pshtë koha kur restorantet e drunjtë dhe baret e plazhit bashkë me hotelet hapin dyert për turmat nga Buenos Aires që kalojnë River Plate për festimet e Krishtlindjeve e të Vitit të Ri.

Image

8. Zermatt, alpet zvicerane

Ajo pamja e malit me borë nga e cila lindin Krishtlindjet si në ëndërr. Slita të tërhequra nga kuaj, pemë që shkëlqejnë, një fshat i bukur plot drita në një luginë të këndshme poshtë Matterhorn. Dhe, 200 kilometra me borë të garantuar që nga fillimi dhjetorit, çka e bën Zvicrën resortin kryesor për skitë.

Image

9. Dubai

Për festa dimërore, askush nuk i bën më të mëdha e më të mira e të shndritshme se Dubai. Nga nëntori në janar koha freskohet deri në 19-25ºC dhe dielli shkëlqen praktikisht gjithë kohën. Në dhjetor këtu është Rugby Sevens dhe një festival filmi, ulje të mëdha çmimesh për Krishtlindjet dhe pemë  Krishtlindjesh që thyejnë rekorde nën peshën e dritave dhe kristaleve Swarovski, për ata që preferojnë nga këto gjëra.

Image

10. Rrethi Polar

A ka kohë më të bukur se dhjetori për të vizituar Polin e Veriu, për Krishtlindje? Kur një udhëtim përmes Laplandit me slitë të tërhequr nga drerë apo qen është pa diskutim më i paharrueshmi, kur peizazhet e ngrirë vezullues si në Narnia të Rrethit Polar janë magjikë. Dhe kur Dritat e Veriut në qiell që vallëzojnë me të gjithë spektrin e ngjyrave mbi Islandë, Finlandë, Norvegji e Suedi, janë më të shndritshme e të bukura se kurrë.

LEAVE A REPLY