Studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë i janë bashkuar qëndresës disa ditore të studentëve në Tiranë.

Asnjë prej tyre nuk ka pranuar që të hyjë sot në mësim, ndërsa paralajmërojnë se do të ketë një lëvizje si ajo e viteve 90-të.

Në thirrjet e tyre studentët dëgjohen të thonë në kor: “Ministrja na shkatërroi!, duke iu referuar këtu Lindita Nikollës.

Kërkesat e studentëve që tashmë janë publikuar janë 4:

-Anullimi i VKM për tarifa shtesë.

-Përgjysmimi i tarifës së studimit.

-Përmiresimi i kushteve të konvikteve.

-Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

LEAVE A REPLY