Sunday, December 16, 2018

‘Arsim publik falas’, studentët në kor: Vijojmë protestën

77
0

Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht shfuqizimit të VKM për taksën e provimeve të mbartura. Ata thonë se kërkojnë edhe plotësimin e tre pikave të tjera të kërkesës së tyre drejtuar MASR.

Me thirrjet “arsim publik falas”, “Ne nuk dorezohemi” studentët vazhdojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00 të paradites së sotme, pavarësisht lajmit të ministres Lindita Nikolla se është shfuqizuar pika 4 e VKM për pagesë ekstra për provimet e mbartura

“Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat. Ajo tarifë për provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat”- thonë studentët.

Pas bashkimit të studenteve nga të gjithë fakultetet dhe marshimit të tyre në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, studentët po protesojne prej disa oresh tek godina e Ministrisë së Arsimit. Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Shkodër.

Pavarësisht thirrjeve me megafon për të mos hedhur objekte në drejtim të godinës së Ministrisë, disa studentë kanë hedhur vezë dhe letra higjienike.

LEAVE A REPLY