Të forta do të jenë masat qe policia greke do te marri per te perballuar protesat e sotme ne kuadrin e perkujtimit te 10 vjetorit te vrasjes se nje 15 vjecari nga nje polic greke. Mbi 3 mije police, agjente te policie makina te blinduar dhe forca te tjera policore te mbeshtetura dhe nga ajri do te perpiqen te mbajne nen kontroll protesat e dhunshme qe zhvillohen cdo vite ne kujtim te 15 vjecarit Aleksandro Grigoropulo.
Ne asnje prej viteve te kaluar policia nuk i ka vene ato nen kontroll dhe protestuesit kryesisht te rinj djegin makina dhe shkaterojne dyqane gjate perleshjeve qe fillojne ne oret e para te mbremjes dhe mbarojne ne oret e para te mengjesit. Pas çdo pervjetori Athina nen driten e pare te diellit i ngjan nje vendi te bombarduar me makina dhe autobuse te shkaterruar, trotuarë te prishur e dyqane te djegur e te plackitur.
6 dhjetori i zi
Gjithcka filloi dhjete vjet me pare rreth ores 21 te 6 dhjetorit 2008. Dy 15 vjecarë Aleksandro Grigoropulo dhe Niko Romanos prane lagjes Eksarqia ndeshen me nje patrulle polici. Grigoropulo godet me gure policine. Dhe njeri prej policeve Epaminononda Korkona ngre armen dhe godet dy here ne drejtim te te rinjeve duke lene te vrare Aleksandro Grigoropulo 15 vjecare. Ajo cka ndodhi me pas do te mbetet ne histori. Athina e be pre e protestave te dhunshme dhe te ngjarjeve qe nuk I kishte jetuar kurre me pare ne historin e saj. Kryeministrit te asaj kohe Konstandino Karamanli iu kerkua nga ministrat ne mbledhjen e qeverise qe ne mbrojtje te Athines te dali ushtria. Por nje gje e tille nuk ndodhi qeveria Kramanli preferoi te pagoi demet e shkatuar para te nxiste me teper gjakrat dhe te ashpersonte situaten.
Disa vite me pas 15 vjecari tjeter Niko Romanos u arrestua i ngaterruar me grupe ekstermiste. Ne nje shtepi te marre me qira prej tije u gjeten arme dhe plane per goditje te disa objekteve. Ai u denua per pjesëmarrje ne grupet terroriste dhe aktualisht 26 vjecari Romanos vuan denimin ne burgun e siguise se larte Koridhalo dhe ndjek studimet e larta ne TEI Pireas.