Sunday, December 16, 2018

Italiani denoncoi prerjen e gardhit, hajduti shqiptar kapet në flagrancë

181
0

Një 35 vjeçar shqiptar u kap në flagrancë nga karabinierët në Itali me sendet e vjedhura.

Banorët e komunës Piglio, kishin vënë re një individ që endej në fshatin e tyre në mënyrë të dyshimtë.

Një qytetar raportoi se kishte gjetur gardhin të prerë, ndërsa një tjetër kur u kthye në banesë vuri re mungesën e bizhuterive.

Ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve bënë të mundur ndalimin e 35 vjeçarit shqiptar i quajtur Blerim Patria me banim në Napoletane.

Ai po udhëtonte me një makinë kur u ndalua, ndërsa mjeti ishte pa dokumente dhe për këtë arsye, ajo u konfiskua.

Pas formaliteteve, shqiptari u arrestua duke përfunduar në burgun Frosinone. Ai kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë.

LEAVE A REPLY