‘Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat. Jo negociata, jo negociata, e duam Shqipërinë si gjithë Europë’.
Këto janë thirrje e mijëra studentëve që janë ngritur në protestë kundër tarifave të vendosura nga qeveria e Edi Ramës.
Studentët nuk pranojnë asnjë negociatë, por vetëm plotësim të të gjitha kërkesave që ata kanë bërë.