Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Nd/Ekonomike, kryebashkiakja Voltana Ademi apel per ministren Manastirliu…

Nd/Ekonomike, kryebashkiakja Voltana Ademi apel per ministren Manastirliu…

0
537

Apel për Ministren Manastirliu

Zonja Ministre,

E shqetësuar, ju drejtoj këtë apel publik lidhur me trajtimin e familjeve në nevojë për Ndihmë Ekonomike.
Në mënyrë të përsëritur, edhe sot më 6 dhjetor 2018, me mbylljen e orarit zyrtar të punës, akoma nuk është shpallur vendimi i Ndihmës Ekonomike per muajin Nentor 2018, i cili duhej të shpallej me datë 1 nëntor. Pra, deri më tani, 5 ditë me vonesë.

Kjo gjë cënon mundësinë e aplikimit të qytetarëve në nevojë pasi sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 955, datë 07.12.2017, mundësia e aplikimit për ndihmë ekonomike është nga data 1 deri më datën 10 të çdo muaji, pas shpalljes së vendimit të Ndihmës Ekonomike të muajit paraardhës.

Me gjasa, edhe nesër ky vendim nuk do të shpallet e të gjithë familjet në nevojë nuk do të mund të aplikojnë për Ndihmë Ekonomike për muajin dhjetor. Kështu, vetëm për shkak të neglizhimit tuaj dhe të institucioneve që ju drejtoni, me qindra e mijëra familje në nevojë nuk do të kenë mundësinë të përfitojnë Ndihmën Ekonomike, edhe në këtë fundviti.

Përveç problematikës së afatit, sistemi elektronik ka shumë problematika për të cilat Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social na përgjigjet që “kemi ndërhyrë pranë kompanisë së mirembajtjes dhe janë duke bërë përmirësime”.

Ndërhyrjet e bëra në sistem kanë sjellë çakordimin e të dhënave dhe kanë krijuar problematika të mëdha në saktësi dhe në përdorim, duke bërë të pamundur informacionin me qytetarin. Kjo është e pa justifikueshme. Nevojat e familjeve nuk njohin “sistem” e rrjet. Ato thjesht kanë nevojën dhe ju keni detyrimin t’i përgjigjeni në bazë të ligjit në kohë.

Administratorët shoqërorë të Bashkive, në asnjë moment, nuk janë lajmëruar që në sistemin elektronik po ndërhyhet për të bërë ndryshime. Anjë qytetar nuk është vënë në dijeni për shtyrjen apo anullimin e paraqitjes për të bërë deklaratat 3-mujore apo për të aplikuar për herë të parë.

Kjo situatë përsëritet çdo muaj, që nga janari kur hyri në fuqi “sistemi i ri” i aplikimit për Ndihmën Ekonomike, duke krijuar shqetësime të vazhdueshme për familjet më në nevojë në mbarë Shqipërinë. Asnjë muaj, në mënyrë absolute, nuk është hapur sistemi i aplikimit me datën 1 të muajit përkatës për tu mbyllur me datën 10 të të njëjtit muaj.

Të gjitha këto problematika janë raportuar çdo ditë pranë Drejtorive Rajonale të Sherbimit Social dhe së fundmi, me gjithë premtimet e përditshme, gjendemi po në këtë situatë. Njërëzit nuk mund të aplikojnë! Për këtë ju mbani përgjegjësi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here