Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Papa Françesku pranon ftesën, do vizitojë Emiratet e Bashkuara

Papa Françesku pranon ftesën, do vizitojë Emiratet e Bashkuara

0
604

Papa Françesku ka pranuar ftesën e princit të kurorës së Adu Dabit dhe zyrtarisht do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është vizita e shtatë e Papës në një komb mysliman, që nga marrja e drejtimit të kishës, ndërsa atje do të marrë pjesë një takim ndërfetar.

Ky lajm ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm jo vetëm në vendin ku do të shkojë Papa, por edhe mediat botërore, të cilat kanë raportuar mbi këtë lajm të kreut të Selisë së Shenjtë. Vizita e Papës do të zhvillohet në 3 dhe 5 shkurt të vitit 2019.

“Ati i Shenjtë i përgjigjet edhe një ftese të princit të kurorës të Abu Dabit, Mohammed ben Zayed Al-Nahyane dhe Kishës Katolike të Emirateve të Bashkuara Arabe”, njoftoi Vatikani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here