Sunday, December 16, 2018

Protesta e studentëve, Marku: Po shprehin mllefin e shoqërisë

49
0

Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë, Mark Marku ka bërë një analizë të protestës së studentëve ditën e sotme.

I ftuar në studion e lajmeve në News24, Marku u shpreh se kjo ishte lëvizja më e madhe në universitetet shqiptare që pas vitit ’90.

Ai tha se nuk e shihte aspak politike këtë protestë dhe sipas tij është më shumë një mllef i gjithë shoqërisë në gjithë këto vite.

“Shenjë pozivite, që ka reagim masiv, mbas vitit 90 është lëvizja më e madhe në universitetet shqiptare. Unë e shikoj ashtu sic është ,reagim i drejtë i studentëve për një tarifë të padrejtë. Studentetët do paguanin një kuotë shtesë për çdo provim, disave u duket kuotë e pakët, por duhet të kemi parasysh që studentët tanë u përkasin shtresave në nevojë. Çdo lekë që u shtohet është i tepërt për ta,” tha Marku.A kanë kërkuar universitetet kuotë shtesë për orët shtesë?

“Ne nuk paguhemi për provimet, nuk janë pjesë e normës, ne kemi një pagë fikse dhe paguhemi. Provimet nuk futen aty, tek normat shtesë. Universiteti nuk ka asnjë shpenzim shtesë. Studentët paguajnë një kuotë që arrin një shifër në vit, dhe kjo tarifë shtesë ishte e kotë, nuk ka logjikë. Ishte reagim shumë i drejtë nga studentët. Si pedagog mendoj se jam në mbështetje të tyre”.

Ju në auditor keni parë pakënaqësi nga studentët?

“Patjetër që është shprehur. Ka 5 vite që themi që këto politika arsimore do e çojnë në kolaps universitetin, por puna është që rëndojnë mbi studentin. Ne kemi thënë që nëse ndiqen këto politika, do shkojnë në këto rezultate. S’më vjen mirë që realizohen ato që kemi thënë në këto 4 vite. Nuk e dinim që studentët do reagonin kështu. Por problemet e studentit janë të mëdha. Dhe vështirësitë financiare janë po ashtu të shumta. Kjo ka të bëjë me një zinxhir veprimesh të qeverisë që solli reagimin. Kjo protestë do duhej të ishte te kryeministria. Janë politikat e qeverisë shqiptare që janë arrogante, taksim 100-fish, mungesë perspektive. Të gjithë kanë ikur nga Shqipëria. Studentët po reagojnë për të drejtat e tyre, për teatrin kombëtar, po reagojnë se po shprehin një reagim të përgjithshëm  të shoqërisë. Po reagojnë për gjithçka ka ndodhur në këto vitet e fundit. Nuk më duket aspak politike”.

LEAVE A REPLY