Sunday, December 16, 2018

Protesta e studentëve, PDIU: Dhjetori u kthye, ky vend ka ende shpresë

70
0

Në mbështetje të protestës së studentëve ka dalë edhe PDIU. Në një deklaratë, kjo forcë politikë thotë se kërkesat e studentëve duhen dëgjuar dhe plotësuar.

Sot Tirana dhe disa qytete të Shqipërisë u ndezën nga prania e dhjetra mijëra studentëve që kërkonin të drejtat e tyre.

Studentët ishin ata që rrëzuan regjimin komunist, e si brezi me idealist i shoqërisë shqiptare kanë një status të paprekshëm, e janë mbi të gjitha palët. Kërkesat e tyre duhen dëgjuar e duhet plotësuar çdo kusht që rinia të shkollohet mire, e të ketë një të ardhme në këtë vend. PDIU mbështet protestën e studentëve e deklaron se do të mbështesë çdo protestë të tyre sot e në vazhdim, duke refuzuar çdo akt arrogance e keqtrajtimi këtij brezi të mrekullueshëm të rinjsh.

Gjithshka për të rinjtë. Dhjetori u kthye. Ky vend ka ende shpresë”, thuhet në reagim.

LEAVE A REPLY