Ish-ministrja: Studentët të mos tërhiqen deri në largimin e qeverisë

0
819

Ish-ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina nuk i fsheh emocionet që i dhuroi protesta e studentëve në këto 3 ditë tubimi të të rinjve shqiptarë përballë Ministrisë së Arsimit. “Jam ndjerë sa e emocionuar, e tronditur, po aq edhe e lumtur, që më në fund studentët ngrihen për të drejtat e drejta të tyre. Reagimi i Ministrisë së Arsimit ka qenë tejet mjeran”.

Karabina drejton gishtin e përgjegjësisë drejt Lindita Nikollës për situatën e rëndë në të cilën ndodhet arsimi në vend. Protestën e studentëve e konsideron legjitime, në kushtet kur reforma e arsimit të lartë, sipas saj ka dështuar. Për të, protesta duhet të vijojë deri në largimin e kësaj qeverie

“Ministria e Arsimit është ajo që e ka drejtuar gjithë këtë rrënim, që po kalon arsimi i lartë. Për këto që janë ngritur studentët, unë mendoj që nuk përçahen dot më. Ato kanë plotësisht të drejtë në të gjitha kërkesat. Janë në gjendjen më të keqe, që nuk ka qenë ndonjëherë arsimi i lartë”.

Duke folur për ”In News”, Karabina jep edhe arsyet, se përse studentët sot duhet të protestojnë e kjo nuk lidhet vetëm me tarifat sipas saj.

“Në kuadrin e reformës në arsimin e lartë, arsimi ka shkuar në ditët më të këqija. Të shkosh në auditorët tona në universitete, duket sikur ke shkuar shumë vite pas, pasi nuk ofrojnë absolutisht, përveç auditorëve, studentëve tanë i mungojnë të gjitha mjetet, të gjitha format e duhura, që ata të marrin një arsimim cilësor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here