Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Protestës në Shkodër i bashkohen pedagogët: Të hiqet mesatarja

Protestës në Shkodër i bashkohen pedagogët: Të hiqet mesatarja

0
582

Protesta e studentëve për uljen e tarifave të studimit është shtrirë në të gjitha Universitet Publike të vendit. Protestës së studenteve të Shkodrës i është bashkuar edhe pedagogu i letërsisë Arben Prendi.

Ai i kërkon studentëve që te mos tërhiqen nga kërkesat e tyre e madje të shtojnë kërkesat.

Pedagogu Prendi sugjeroi që të hiqet mesatarja 7 për regjistrimet e reja sepse rrezikojnë te mbyllen dege të ndryshme si dhe kërkesat e tyre t’i marrim vetëm me shkrim.

Sipas tij nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet siç pretendon ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here