Sunday, December 16, 2018

Skandali me tenderin te Unaza, Kryemadhi: Turp, mos u ngopshi!

49
0

Pas publikimit të megaskandalit lidhur me kompaninë Dunwell Haberman, e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen reagimi i parë nga politika.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka sulmuar ashpër qeverinë, ndërsa shton se tashmë e kupton se pse nuk dëmshpërblehen banorët e Unazës së Re.
Ajo shton se: “Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate”.

REAGIMI I KRYEMADHIT

Tani e kuptoj ku shkojnë paratë! 🤔😰E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!

Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.
ATA i dhane vlere tokës aty!
Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Turp, mos u ngopsh!

LEAVE A REPLY