Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili pas zbulimit të skandalit të firmës së ndërtimit që ka marrë nga Bashkia e Tiranës projektin e ndërtimit të Unazës së Re, kërkon që Prokuroria t’u bllokojë pasaportat kryeministrit Edi Rama, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri, dhe kreut të ARRSH-së, Afrim Qendros.

Reagimi i Petrit Vasili

Prokuroria njësh me hajdutët e qeverisë, pse nuk i bllokon pasaportat Ramës, Gjiknurit dhe Qendros.

E padëgjuar!!!

Pas fakteve të tmerrshme për falsifikim dokumentesh, hajdutët e qeverisë pranojnë që kanë vjedhur hapur në mes të sheshit tenderin te Unaza e re dhe e pezullojnë tenderin.

Prokuroria më e inkriminuar në botë në vend të çonte menjëherë pas hekurave hajdutët e qeverisë, heshti për një kohë të gjatë dhe u krijoi kohën, hapësirën, mundësitë që të fshehin provat.

Pse nuk i bllokon pasaportat prokuroria Edi Ramës, Damian Gjiknurit dhe Afrim Qendros? Apo pret që të ikin si Gruevski?

Kjo prokurori ka vdekur.

Kjo prokurori ka zgjedhur të jetë me kusarët e qeverisë dhe kundër ligjit dhe popullit të vet.

Kjo prokurori ka zgjedhur ta mbështesë dhe ta fshehë krimin dhe jo ta luftojë atë.

Kjo prokurori ka zgjedhur edhe fatin e vet të pashmangshëm, që është si i ai krimineleve dhe shkelësve të ligjit, pra dënimi i rreptë dhe pa asnjë tolerim.

LEAVE A REPLY