Sunday, December 16, 2018

“Dhjetori i dytë” vazhdon nesër, ja propozimet e studentëve protestues

64
0

Dhjetori i dytë vazhdon. Studentët kanë bërë thirrje në rrjetet sociale, se protesta e tyre do ta vazhdojë sërish nesër, duke bërë thirrje për mos politizim.

Ata thonë se duke qenë se grupe të tjera po mundohen t’i përçajnë kanë hedhur disa ide.

E para. kërkojnë që mos ketë një drejtues, por organizimi të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e dyta që të bëhen të dallueshëm nga grupe politike propozojnë që të mbajnë në dorë një shami të kuqe.

“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve! Kush nuk ka mundësi të shkojë të mblidhet pranë fakulteteve të vet, të vijë direkt në ministrinë e Arsimit”, thuhet në faqen e facebook-ut të Universiteti.info.

Edhe Lëvizja për Universitet bën thirrje që politika të qëndrojë larg studentëve.

“Studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë.Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre”.

Studentët kanë publikuar axhendën sipas së cilës të gjithë studentët do të mblidhen nëpër fakultetet e tyre nga ora 8:30 deri në orën 9:30 dhe më pas do të nisin marshimin për të qenë në orën 10:00 përpara ministrisë së Arsimit.

Ata përsëritin qëndrimin e tyre, jo negociata, por vetëm plotësim të kushteve.

LEAVE A REPLY