Thursday, April 25, 2024
Home Politikë Soreca: Na pret një javë e rëndësishme, qeveria dhe opozita të bëjnë...

Soreca: Na pret një javë e rëndësishme, qeveria dhe opozita të bëjnë më të mirën për vendin

0
582

Ambasadori i BE, Luigi Soreca thotë se është me rëndësi arritja e një marrëveshje për kodin zgjedhor dhe reformën në drejtësi. Nga Berati, diplomati europian tha se qeveria dhe opozita duhet të bëjnë më të mirën  për vendin.

Soreca: Tani po hyjmë në një periudhe mjaft të rëndësishme siç është marrëveshja për kodin zgjedhor dhe reforma në drejtësi. Përpara na pret një javë e rëndësishme për qeverinë dhe opozitën që të bëjnë më të mirën për vendin, për të bërë atë që kërkon koha dhe kjo kohë është tani.

Në lidhje me ecurinë e reformave për integrimin e vendit, ambasadori tha se po shikon progres.

Soreca: Në këto 90 ditë të prezencës time në Shqipëri kam parë progres, ambicje për arritjen e rekomandimeve dhe dhe shoh pozitivitet në këtë aspekt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here