Thursday, April 18, 2024
Home Aktualitet Dhjetori i dytë vazhdon, sot studentët protestë me libra para Ministrisë së...

Dhjetori i dytë vazhdon, sot studentët protestë me libra para Ministrisë së Arsimit

0
569

E hëna është ditë pushimi për administratën, por jo për studentët.

Para tubimit masiv të martën, ata kanë paralajmëruar protestë edhe sot.

Grumbullimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nënë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas do të vazhdojë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon” thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndarë të dielën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftuar të marrin dhe nga një libër me vete.

Ndërkohë Rama ka ftuar në dialog studentët në orën 11:00, live në facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here