Friday, April 19, 2024
Home Politikë Manjani: Titujt shkencorë në këto 30 vite, të shumëzohen me zero

Manjani: Titujt shkencorë në këto 30 vite, të shumëzohen me zero

0
558

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon që titujt shkencorë të dhëna në 30 vitet e fundit të mos njihen. Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se Shqipëria nuk as doktorë shkencash e aq më pak profesorë. Duke iu referuar çështjes së lahutës, ish-ministri shprehet se të vetmen detyrë që kishim, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbajtjen gjallë të Albanologjisë, nuk po e bëjmë, ndaj duhet pranuar se titujt shkencorë pa asnjë shkencë nuk kanë kuptim.

STATUSI I MANJANIT
Shqipëria nuk ka as “doktorë shkencash” e aq më pak “Profesorë”.
Zaten, nuk ka asgjë të re të shpikur nga asnjë shqiptar. As rrotën e as internetin nuk e kanë shpikur “doktorët” apo “profesorët” tanë

Të vetmen detyrë që kishim, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbajtjen gjallë të Albanologjisë, nuk po e bëjmë. Profesor Aleks Buda ka qenë i fundit Albanolog i klasit të lartë.

Edhe lahutën na e morën Serbët.
Ndaj ky shteti i sotëm duhet të paktën të njohë dhe pranojë me vetëm pak sinqeritet se Titujt Shkencorë pa shkencë nuk kanë asnjë kuptim!

Titujt e dhënë deri më sot, përgjatë 30 viteve të fundit, duhen shumëzuar me 0.
Ato prezumohen se janë kopje të vjedhura dhe të përkthyera, pra plagjiatura të pastra!

Manjani Fb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here