Tuesday, April 23, 2024
Home sociale Organizoi protestë për mjekët, pushohet nga puna infermieri

Organizoi protestë për mjekët, pushohet nga puna infermieri

0
759

Dy intervista për Gazetën Shqiptare i kanë kushtuar vendin e punës infermierit të QSUT, Elson Jaçaj. Ai është kreu i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë dhe këtë të martë në një intervistë për Gazetën Shqiptare tha se në 20 dhjetor të këtij viti, bluzat e bardha do të protestojnë për të drejtat e tyre e kushte më të mira në vendin e punës.

Nga Drejtoria e QSUT-së rreth orës 16:00 e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se është i pushuar nga puna pas intervistës në Gazetën Shqiptare.

Ai thekson se do të kërkojnë rritje page, shpërblim çdo fundvit dhe kushte më të mira pune. Jaçaj thekson më tej se do të kërkohet verifikim i diplomave dhe licencave të punonjësve të shëndetësisë, pasi janë evidentuar raste pa licenca e madje edhe pa diplomën përkatëse, 20 prej tyre vetëm në QSUT.
Kreu i shoqatës shton se Urdhri i Infermierëve, jo vetëm nuk pranon të bashkëpunojë, por penalizon infermierët./GSH.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here