Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan studentët kanë bojkotuar mësimin për të marrë pjesë në këtë protestë masive. Protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistë të shumtë.
Studentet i janë drejtuar me një letër Kuvendit, kryeministrit, ministres së Arsimit dhe të gjitha Universiteteve publike ku kërkojnë arsim cilësor në Shqipëri. Kërkesa e tyre e parë është rritja e buxhetit të Shëndetësisë me 5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë me qellim përgjysmimin e tarifës së studimit për çdo nivel dhe përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastrukturës.
Transparencë në Buxhetin e Arsimit dhe publikim On Line i shpenzimeve. Rritja nga 10 në 50 % e peshës totale te votës së studentëve të zgjedhur kandidatet për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues në senatin akademik. Rishikim të titujve akademike dhe verifikim të plagjiaturave dhe teksteve mësimore.
Kërkohet që bordi i administrimit të Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si nga ministria ashtu edhe nga Universitetet si dhe te shtohet një përfaqësues nga studentet ne bord. Brenda vitit akademik të vendoset karta e studentit. Të ndërtohen bibliotekat me standarde europiane dhe me Libër Universitar on line, falas për studentët në gjuhën shqipe. Vlerësim i pedagogeve dhe publikim On Line i regjistrimit të leksioneve, studentët thonë se kërkesat e tyre janë të panegociueshme.
8 kërkesat
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.