Thursday, April 18, 2024
Home Politikë Rama-rektorëve: Protesta një ditë do mbarojë, por mua do më keni protestues...

Rama-rektorëve: Protesta një ditë do mbarojë, por mua do më keni protestues të Universitetit

0
603

Kryeministri Edi Rama i tha rektorëve që çështja e studentëve me 8 kërkesat e tyre duhet të gjejë zgjidhje dhe ajo që është bërë gabim duhet korrigjuar. Ai i kujtoi atyre se sa të jetë kryeministër do të jetë protestues për çështjet e Universitetit.

Rama: Për mua 8 pikat e ngritura janë vetëm parathënia e një libri që është shumë i ngatërruar, por që duhet kaluar i gjithi dhe duhet korrigjuar i gjithi. Nuk diskutohet që gjithcka dhe gjithkush që nga ana e qeverisë ka pasur lidhje me arsimin e lartë ka përgjegjësi, ky është gjykimi im.

Nuk jam unë që tju them juve sa përgjegjësi keni. Jeni ju që duhet ta nxirrni përgjegjësinë që keni. Unë di t’ju them kaq që unë nuk jam më ai që isha përpara kësaj historie në raport me universitetin.

Protesta do mbarojë një ditë, studentët do të kthehen në gjendjen normale, kurse mua sa ta jem kryeministër do të më keni protestues për çështjet e  Universitetit, sepse ma ha mëndja që nëse mundësitë janë të kufizuara të gjithë kuptojnë. Por nëse brenda mundësive të kufizura ti loz me tjetrin askush nuk të kupton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here