Një shtetas shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së mërkurës (12 dhjetor) në rrugën “Kritis”, që ndodhet mes shesheve “Karaiskaqi” dhe “Omonia” në kryeqytetin grek, Athinë.
Mësohet se viktima është një shtetas 44-vjeçar,identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Ai ndodhej në një lokal në rrugën “Kriti”, kur edhe u qëllua nga dy persona me motoçikletë dhe me kaska.
Viktima u qëllua me breshëri automatiku, duke marrë plumba në kokë e në gjoks, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Policia mbërriti në vendngjarje brenda disa minutash dhe paraprakisht ka raportuar se bëhet fjalë për larje hesapesh mes bandave të prostitucionit dhe drogës, që operojnë në zonë.
Rruga “Kritis” njihet si një nga zonat më famëkeqe të kryeqytetit grek.