Vasili: Pse heshtin rektorët për budallallëqet që thotë Rama?

0
640

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për fjalimin e Edi Ramës para rektorëve të universiteteve shtetërore. Vasili shprehet se Edi Rama mbajti një fjalim të mbushur me budallallëqe, ndërsa shton se nuk e kupton se përse nuk reagoi asnjë prej rektorëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Kryeministri tape topi broçkulliti, rektoret hiç!? Shkollepaku krakërriti si laraske qorre perpara rektoreve e dekaneve.

Thesi i budalleqeve qe i madh dhe ata rektore e dekane po ta kishin pasur student do t’i kishin vene nje dysh dy metra te gjate ketij kryeministrit tape topi. Po si munden te heshtin keta rektore perpara ketij tape topi? Cdo interes personal eshte aq i vogel dhe pa rendesi sa qe s’mund ta justifikoje nje heshtje te tille depersonalizuese.

Sa gjynah nje grup njerezish te dijes i nenshtrohen nje te padituri. Fitoi tapa e topit apo humben rektoret? Jo thjesht humbi morali dhe karakteri dhe fitoi interesi i vogel dhe personaliteti i shplare”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here