Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet DITA 10-te/ Studentët s’i tremb shiu vijojnë rezistencën para kryeministrisë

DITA 10-te/ Studentët s’i tremb shiu vijojnë rezistencën para kryeministrisë

0
675

Studentët vijojnë rezistencë para kryeministrisë.

Me thirrjet: “Ejani mblidhuni këtu! Nuk na ndal bora, nuk na ndal shiu, jemi rracë e fortë jemi frymë veriu!” studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Moti i keq dhe me shi nuk i favorizon shumë megjithatë ata vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë edhe pse në orën 10: 45 nuk janë të shumtë aq sa ditët e tjera.

Nuk ka rëndësi vendi se ku do protestojmë, rëndësi ka që ne nuk heqim dorë nga plotësimi i 8 kërkesave. Sikur të japësh 3 milionë asnjë nuk vjen aty. Plotëso kërkesat” tha një student me megafon duke iu përgjjgjur thirrjes që Rama bën përmes rrjeteve sociale, ekraneve televizive, apo parlamentit për dialog

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here