Saturday, April 20, 2024
Home Aktualitet Rama i fton në dialog, studentët: Mblidh parlamentin deri në orën 16:00

Rama i fton në dialog, studentët: Mblidh parlamentin deri në orën 16:00

0
597

Kryeministri ka dalë me një tjetër ftesë për studentët lidhur me 8 kërkesat e tyre. Në instastory, Rama shpreh dakordësinë për 8 pikat, nëse studentët ulen në dialog me qeverinë.

Por studentët thonë se nuk do të ketë dialog dhe negociata për këto 8 pika. Ata i kanë bërë apel Kryeministrit të mbledhë parlamentin ditën e sotme deri në orën 16:00 në një seancë të jashtëzakonshme ku të diskutohen dhe plotësohen të 8 kërkesat që kanë parashtruar.

Në të kundërt ata kanë paralajmëruar një protestë kombëtare ditën e hënë ku përveç gjimnazistëve, studentët kanë kërkuar dhe mbështetjen e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here