Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Stop shitjes së targave “VIP”

Stop shitjes së targave “VIP”

0
950

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar një serë masash të reja të marrë dy ditët e fundit. Mes tyre është edhe ndalimi i prodhimit të atyre që quhen si targa “Vip”.

“Nga sot targat e këtyre serive: 001-009, 100-900, 101-909, 111-999, me çdo gërmë para – mbrapa, bllokohen në sistemin e targimit dhe ndalohet prodhimi deri në tarifimin me rezervim online! Stop shitjes së targave “VIP” në të zezë në të 13 Drejtoritë Rajonale të DPSHTRR!”, thuhet në njoftimin e bërë në FB.

Një vendim tjetër i marrë është edhe ai që zgjat oraret e punës në sportelet e drejtorive rajonale të transportit rrugor.

 “AllDayOpen! Për të lehtësuar nevojat e atyre qytetarëve që kanë pamundësi të paraqiten në sportelet e Drejtorive Rajonale të DPSHTRR brenda orës 16, nga sot, çdo të Mërkurë, në të 13 Drejtoritë Rajonale jemi hapur deri në orën 19:00 për çdo shërbim e aplikim!” 

Sa i përket fondeve që vetë institucioni shpenzon, DPSHTRR  ka anuluar blerjen e kartolinave e zarfave për urimet e fundvitit.

DPSHTRR anulloi çdo blerje për kartolina, kinkaleri qokash, kalendare e zarfa për inercinë e fundvitit! Mesazhet elektronike janë gratis, jetohet online! Mbrojmë pyjet, shpenzim vetëm te nevojat për shërbim cilësor, kursim kohe, mirëadministrim fondesh publike! #AsnjëQindarkëDëm” njofton DPSHTRR.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here