BSH, masa për të ulur kostot e dërgesave nga emigrantët

0
639

Banka e Shqipërisë do të marrë nisma ligjore dhe infrastrukturore për të lehtësuar dhe ulur kostot e dërgesave nga emigrantët.

Guvernatori Gent Sejko tha se e rëndësishme është që për të arritur këtë të veprohet sipas një plani konkret

Sejko: Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve që përmenda më parë, mbetet ende shumë për t’u bërë, dhe në këtë kuadër ftoj të gjithë të vijojmë përpjekjet me të njëjtin intensitet të treguar deri më tani për të modernizuar tregun vendas të pagesave. Në periudhën afatmesme, Banka e Shqipërisë do të fokusojë përpjekjet në një sërë nismash, ku si më të rëndësishmet do të theksoja zhvillimet e mëtejshme ligjore dhe përmirësimet infrastrukturore. Një hap i rëndësishëm në periudhën afatmesme konsiderohet hartimi i projektligjit “Për llogarinë e pagesave”.

Ndërkohë ministri për Diasporën theksoi se remitancat janë të ardhua kyce për ekonominë shqiptare.

Majko: Çështja e trajtimit të të ardhurave nga remitancat është një cështje e dorës së parë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo është një sfidë e të ardhmes me të cilën Shqipëria nuk mund të përballet seriozisht pa një dialog me sistemin bankar vendor. Pa një politikë të përbashkët për këtë cështje do ballafoqehemi shpejt me ndryshimin e mënyrës së migrimit dhe bashkimit familjar në një periudhë afatmesme.

Sipas BSH remitancat kanë vijuar që të kenë rritje gjatë vitit të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here