“Global Teacher Prize” ka publikuar 50 arsimtarët finalistë për çmimin e më të mirit në botë për vitin 2019. Për herë të parë në historinë, në listë përfshihet mësuesja shqiptare Liljana Luana, e vetmja që ia ka kushtuar jetën arsimimit të fëmijëve të ngujuar nga gjakmarrja.

Liljana Luani ka punuar 37 vjet si mësuese dhe që nga viti 2005, është bërë forca kryesore nxitëse për edukimin e fëmijëve të ngujuar kryesisht në zonën e Dukagjinit.

Ajo është nderuar disa herë me çmime dhe ka qënë në fokus të një dokumentari të gjatë të BBC.

LEAVE A REPLY