Vasili sulmon kryeministrin: Përdridhet si çingie para celularit

0
530

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” vijon të sulmojë shefin e qeverisë, Edi Ramën për mënyrën se si po qeverisë vendin.

Sipas tij, shefi i ekzekutivit ka shitur gjithçka, madje siç shprehet ai nuk i ka kursyer as edhe shpirtin.

Ai Ramën e quan si një “çingie të lodhur që përdridhet para celularit”, ndërsa nënvizon faktin se shumë studentët janë në pikën e hallit dhe presin një përgjigje prej tij.

“Edi Rama kjo çingie e lodhur,qe perdridhet perpara celularit.Edi Rama ja ka shitur shpirtin dhe te tjerat….llumit te ketij vendi. Ndersa studentet jane pasqyra ku del Edi Rama lakuriq si nje çingie e vertete e hajduterise. Boll u perdrodhe çingie,hiqja parate oligarkeve dhe jepjua studenteve.O Çingie mbi 100 e ca vajza studente kane vetem 4 tualete,mijra studente kane pak uje te pijshem dhe me orar,mijra studente nuk lahen dot,ka qindra studente qe nuk kane as godine fakulteti,ka mijra studente qe nuk kane as libra.

Çingie keta jane ata studente qe protestojne. Çingie ti qe gjen para per te bere nje strehe kuplaraje te dera e kryeministrise si nuk gjen para per studentet.Ti qe grive buxhetin e shtetit per ëc zyrash,lukse,makina, fasada si nuk gjen asnje lek per studentet per ujin dhe librat e tyre.Çingie boll fole,boll u skizofrenove,boll u perdrodhe perpara kameres se celularit si nje cingie e lodhur,jua shpife te tereve. Shqiperia ka nevoje per kryeminister dhe jo per kete çingie te shkaperderdhur e te shkalafitur”, shkruan Vasili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here